Project Description

Kursi për Kuzhinier

Gjatë këtij kursi, studentëve u mësohen elementët themelore të punës dhe si të transformojnë produktet në variante të ndryshme gatimi nëpërmjet teknikave më të reja në kuzhinë. Leksionet dhe praktikat janë të ndara në module të ndryshme në mënyrë që kursantët gjatë vitit shkollor të përgatiten mbi të gjitha aftësitë komplekse që ka një kuzhinier. Ndër temat që trajtohen kanë lidhje me higjenën në punë, gatimet me bazë mishi, peshku, kuzhina tradicionale dhe ajo mesdhetare, njohuri mbi përgatitjen e produkteve të brumit, pastiçerisë etj. Nuk mungojnë edhe vizita nëpër biznese apo fabrika të ndryshme në vend në mënyrë që kursantët të njihen më nga afër me produktet më të përdorshme në kuzhinë.

  • Kohëzgjatja e kursit është 9 muaj
  • Në fund të tij studentët pajisen me certifikatë
Apliko Tani

Profesoret e kursit

Chef Alban Veliu
Chef Alban Veliu
Pasioni për kuzhinën bën që në moshën 15 vjecare të ndjekë një kurs për kuzhinë në vendlindjen e tij, Gjirokastër, dhe më pas vazhdon studimet në artin e kulinarisë në Itali. Me kalimin e kohës arrin të drejtojë një nga restorantet më në zë në Potenza të Italisë.
Pas nje eksperience disa vjeçare në Itali, Chef Albani vendos të kthehet në Shqipëri, ku dhe fillon të ndjekë studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës në Fakultetin Bio-Teknologji Ushqimore.
Pas shumë eksperiencash të ndryshme si Chef dhe profesor kuzhine, në vitin 2015 behet themeluesi i Albanian Chef Academy. Me shumë pasion Chef Albani shpërndan, vit pas viti njohuritë dhe eksperiencën e tij mbi artin kulinar. “The secret ingredient is always passion.” Cit. Executive Chef Alban Veliu.
Chef Kevin Shoshaj
Chef Kevin Shoshaj
Përfundimi i shkollës së mesme ishte hapi i parë drejt një rrugëtimi pasioni dhe eksperience. Rregjistrohet në një shkollë profesionale kuzhine në Tiranë për të perfeksionuar talentin dhe dëshirën që kishte për gatimin. Restoranti i parë ku ai filloi të ushtronte profesionin ishte “La voglia” në Tiranë. Një nisje e mbarë dhe një përvojë e vlefshme sigurisht. Aty punoi si ndihmës kuzhinier për një vit. Në përfundim të kësaj eksperience rrugëtimi i tij vazhdon në një resort mjaft të frekuentuar në Tiranë, në “Mai Tai” si kuzhiner i parë. Dëshira për të mësuar më shumë e çon në restorantin italian “Osteria” në të cilin fitoi shumë njohuri rreth kuzhinës italiane. Më pas Kevin emërohet chef kuzhine në hotelin e njohur “Santa Quaranta” në Sarandë ku përfundoi një sezon plot sukses. Gjate sezonit të dimrit Kevin lë Shqipërinë dhe transferohet në Kosovë për të kaluar edhe aty një sezon mjaft të suksesshëm në restorantin “Rings”. Më pas Kevin rikthehet sërish në vend dhe emërohet chef kuzhine në resortin “Elysium” në Dhërmi ku vazhdon ende punën e tij edhe sot. Puna dhe pasioni lidhen bashkë dhe japin frytet e veta por një tjetër detaj i rëndësishëm është edhe dëshira për të ndarë njohuritë rreth kuzhinës me të tjerët në këtë rast studentët që i dedikohen botës së kulinarisë. Kevin tashmë është edhe asistent profesor pranë shkollës Albanian Chef Academy.
Apliko Tani

Apliko tani per kursin e Kuzhinierit.

Plotesoni formularin e meposhtem.
Do ju kontaktojme nepermjet Email ose Numrit te telefonit qe do te vendosni me poshte.
Faleminderit!

    Kushtet e pranimit.

    • Të jeni mbi 16 vjeç.

    • Të keni pasion për gatimin.