Project Description

Kursi për Shef Kuzhine

Bazuar në një format inovativ, kursi i shefit të kuzhinës ofron njohuri shumë herë më të thelluara mbi këtë profesion. Kjo pasi për të qenë një shef i suksesshëm  nuk mjafton vetëm të qenurit i aftë në gatim por edhe në menaxhim. Një shef duhet të jetë i aftë të planifikojë një menu, të llogarisë me përpikmëri kostot e ushqimit, të përzgjedhë produktet e një cilësie të lartë në gatim por më e rëndësishmja të koordinojë dhe të motivojë stafin të cilin udhëheq. Disa nga modulet që zhvillohen janë në lidhje me sigurinë dhe HACCP, teknikat inovative në kuzhinë dhe pastiçeri, kreativiteti dhe estetika etj. Në fund të kursit 9 mujor studentët pajisen me certifikatë e cila njihet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Apliko Tani

Profesoret e kursit

Chef Alban Veliu
Chef Alban Veliu
Pasioni për kuzhinën bën që në moshën 15 vjecare të ndjekë një kurs për kuzhinë në vendlindjen e tij, Gjirokastër, dhe më pas vazhdon studimet në artin e kulinarisë në Itali. Me kalimin e kohës arrin të drejtojë një nga restorantet më në zë në Potenza të Italisë.
Pas nje eksperience disa vjeçare në Itali, Chef Albani vendos të kthehet në Shqipëri, ku dhe fillon të ndjekë studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës në Fakultetin Bio-Teknologji Ushqimore.
Pas shumë eksperiencash të ndryshme si Chef dhe profesor kuzhine, në vitin 2015 behet themeluesi i Albanian Chef Academy. Me shumë pasion Chef Albani shpërndan, vit pas viti njohuritë dhe eksperiencën e tij mbi artin kulinar. “The secret ingredient is always passion.” Cit. Executive Chef Alban Veliu.
Chef Kevin Shoshaj
Chef Kevin Shoshaj
Përfundimi i shkollës së mesme ishte hapi i parë drejt një rrugëtimi pasioni dhe eksperience. Rregjistrohet në një shkollë profesionale kuzhine në Tiranë për të perfeksionuar talentin dhe dëshirën që kishte për gatimin. Restoranti i parë ku ai filloi të ushtronte profesionin ishte “La voglia” në Tiranë. Një nisje e mbarë dhe një përvojë e vlefshme sigurisht. Aty punoi si ndihmës kuzhinier për një vit. Në përfundim të kësaj eksperience rrugëtimi i tij vazhdon në një resort mjaft të frekuentuar në Tiranë, në “Mai Tai” si kuzhiner i parë. Dëshira për të mësuar më shumë e çon në restorantin italian “Osteria” në të cilin fitoi shumë njohuri rreth kuzhinës italiane. Më pas Kevin emërohet chef kuzhine në hotelin e njohur “Santa Quaranta” në Sarandë ku përfundoi një sezon plot sukses. Gjate sezonit të dimrit Kevin lë Shqipërinë dhe transferohet në Kosovë për të kaluar edhe aty një sezon mjaft të suksesshëm në restorantin “Rings”. Më pas Kevin rikthehet sërish në vend dhe emërohet chef kuzhine në resortin “Elysium” në Dhërmi ku vazhdon ende punën e tij edhe sot. Puna dhe pasioni lidhen bashkë dhe japin frytet e veta por një tjetër detaj i rëndësishëm është edhe dëshira për të ndarë njohuritë rreth kuzhinës me të tjerët në këtë rast studentët që i dedikohen botës së kulinarisë. Kevin tashmë është edhe asistent profesor pranë shkollës Albanian Chef Academy.
Apliko Tani

Apliko tani per kursin e Shefit te kuzhines.

Plotesoni formularin e meposhtem.
Do ju kontaktojme nepermjet Email ose Numrit te telefonit qe do te vendosni me poshte.
Faleminderit!

    Kushtet e pranimit.

    • Të jeni mbi 18 vjeç.

    • Të keni një certifikatë ose diplomë si kuzhinier.

    • Në mungesë të certifikatës ose diplomës të keni të paktën 5 vite eksperiencë pune si kuzhinier në restorant.