Kurse gatimi – Albanian Chef Academy – KURSE
Ver pasionin në lëvizje! KURSE
RRETH KURSEVE
Kurset të cilat ofrohen në qendrën tonë përmbajnë një numër të limituar studentësh gjë e cila garanton cilësinë e mësimdhënies. Misioni ynë është të shndërrojmë pasionin për gatimin në profesion duke i aftësuar studentët mbi kuzhinën tradicionale shqiptare por edhe atë të huaj.
Kurset zgjasin 1 vit akademik dhe mësimi zhvillohet në çdo ditë të javës nga e hëna në të premte. Duke qenë se peshën më të madhe të orëve e zë praktika, për një kualifikim më të mirë të kursantëve atë nuk e zhvillojmë vetëm në ambientet e akasemisë sonë por edhe nëpër restorantet me të cilat kemi bashkëpunim. Kurset janë të hapura për student vendas por edhe te huaj për të cilët nëse është e nevojshme mësimdhënia zhvillohet gjuhën angleze ose italiane.
LISTA E KURSEVE
Kursi për Shef Kuzhine
Bazuar në një format inovativ, kursi i shefit të kuzhinës ofron njohuri shumë herë më të thelluara mbi këtë profesion. Lexo me shume...
Kursi për Kuzhinier
Gjatë këtij kursi, studentëve u mësohen elementët themelore të punës dhe si të transformojnë produktet në variante të ndryshme gatimi nëpërmjet teknikave më të reja në kuzhinë. Lexo me shume
Ju ftojmë të aplikoni nëpërmjet formularit të mëposhtëm
Do ju kthejmë përgjigje sa më shpejtë të jetë e mundur