ALBANIAN CHEF ACADEMY është një qendër trajnimi profesionale e cila ofron trajnime të avancuara për profesionin e artit të kuzhinës. Mësimi zhvillohet nga profesorët më të njohur shqiptarë dhe të huaj për të gjithë të apasionuarit pas artit të kuzhinës. Themeluar në vitin 2015 në qendrën tonë ka certifikuar dhjetëra studentë të cilët janë të punësuar në restorantet më të mira brenda dhe jashtë vendit. Të gjitha kurset tona janë krijuar për të garantuar një përgatitje shumë profesionale, për t’u përshtatur sa më shpejt me tregun e punës.