Shefat tanë
Kurse
Kursi per Kuzhinier
Studentët njihen me elementet kryesore të punës dhe si të transformojnë produktet në variante të ndryshme gatimi dhe teknikat më të reja në artin e kulinarisë.
Kursi per Shef kuzhine
Studentët marrin njohuri të thelluara mbi profesioni e Shefit të kuzhinës. Studentët njihen me teknika të ndryshme dhe specifike të gatimit, por edhe me mënyrën e drejtimit të një kuzhine.
Kursi per Picier
Qëllimi i programit është qasja substancionale e artit të picës nga vendi i origjinës, si edhe të përgatisë studentët përmes një game të gjerë tematikash arsimore cilësore, moderne dhe fleksibël.

Testimonials
Albanian Chef Academy është një nga zgjedhjet e mia të duhura në jetën time profesionale. Kuzhina ështe diçka që e dëshiroja që në fëmijëri, sepse gjithmonë më emociononte ideja e një kuzhine profesionale.
Kursi për Shef Kuzhine ishte pikënisja ime në artin e kuzhinës ku më mësoi, zhvilloi dhe trajnoi. Seminaret teorike dhe praktike, instruktorët e shquar dhe fakti që puna e tyre e palodhur më nxiste çdo ditë kureshtjen dhe dëshirën për të gatuar recetat që na ilustronin dhe të krijuar receta të reja.
Sandri Hoxha
Shef Kuzhine
Arti i krijimit dhe gjithçka që keni menduar dhe bërë mjafton për t’u shijuar nga njerëz që nuk i njihni. Gatimi është i pashtershëm. Ju mësoni diçka të re çdo ditë.
Zgjedhja ime të studioja në Albanian Chef Academy ishtë hapi im i parë për t’u specializuar në profesionin tim. Trajnimet e vazhdueshme me seminare dhe pjesëmarrje në evente kulinarie, ku na u dha mundësia të tregojmë punën tonë dhe të mësojmë të punojmë si ekip.
Françesk Nika
Shef Kuzhine
Përzgjedha e studimeve në Albanian Chef Academy ishte një përvojë, shumë e rëndësishme për fillimin e karrierës sime profesionale. Kur të jepet mundësia për të krijuar diçka të re me materialet që të caktohen dhe thirresh për të bërë një rezultat të bukur, është shumë provokuese.
Përveç kësaj, instruktokët transmetojnë dhe ndajnë me ne eksperiencat e tyre dhe kjo na mundësonte që çdo të ditë ishte një përvojë e re.
Dea Gjeka
Kuzhiniere
Që kur isha e vogël aromat e kuzhinës, gjyshja dhe mami që gatuanin ishin një nga kujtimet më të bukura të fëmijërisë. Një motivim i fortë për mua ishin reagimet e njerëzve të mi kur më shikonin duke gatuar, derisa më në fund mora vendimin të studioja për gatim.
Me studimet e mia në Albanian Chef Academy përfitova të gjitha njohuritë që nevojiteshin për të pasur baza të forta për të ecur përpara në të ardhmen.
Zimbile Xhemireja
Kuzhiniere