Kursi për kuzhinier
Njihuni me kurrikulën tonë profesionale
Studentët njihen me elementet kryesore të punës dhe si të transformojnë produktet në variante të ndryshme gatimi dhe teknikat më të reja në artin e kulinarisë. Leksionet dhe praktikat janë të ndara në module që studentët të njihen dhe përgatiten mbi të gjitha aftësitë komplekse që ka profesioni i kuzhinierit.
Disa prej temave bazë që trajtohen:
- Hyrje në profesionin e Kuzhinës (ku njohin me veçoritë e profesionit, prirjet që ka sot gastronomia botërore, mësojnë përdorimin e veglave / pajisjeve që janë të nevojshme për kuzhinën, njihen me rregullat e higjenës dhe mbrojtjes së mjedisit të punës).
- Studentët së bashku me istruktorët zhvillojnë orë praktike ku bëjnë gatime të ndryshme si: përgatitjen e supave, salcave bazë dhe sallatrave, antipastave.
- Përgatitja e produkteve të brumit.
- Receta me bazë mishi dhe nënproduktet e tij,
- Njihen me kuzhinën tradicionale dhe receta të specifikuara sipas zonave.
- Receta me bazë peshku si edhe llojet e tjera të produkteve të detit.
- Përgatitja e ëmbëlsirave ku mësojnë receta të shumëllojshme.
Kursi për shef kuzhine
Njihuni me kurrikulën tonë profesionale
Studentët marrin njohuri të thelluara mbi profesionin e Chefit të kuzhinës. Studentët njihen me teknika të ndryshme dhe specifike të gatimit, por edhe me mënyrën për menaxhimin / drejtimin e një kuzhine. Njihen me mënyrat e planifikimit dhe organizimit të menuve, me përcaktimin e kostove të produkteve të përzgjedhura, përzgjedhjen e lëndëve të para dhe dytësore. Si të koordinojnë, menaxhojnë dhe motivojnë stafin.
Disa prej temave që trajtohen:
- Teknikat innovative në kuzhinë dhe pastiçeri.
- Kreativiteti dhe estetika në përgatitjen e recetave.
- Sigurinë dhe HACCP.
- Krijimi i menusë.
- Kontrolli i cilësisë, ruajtjes dhe shfrytëzimit të ushqimit.
- Higjiena e ushqimit.
- Organizimi dhe menaxhimi i kuzhinës.
- Zbatimi i parimeve të kostos.
Kursi për picier
Njihuni me kurrikulën tonë profesionale
Qëllimi i programit është qasja substancionale e artit të picës nga vendi i origjinës, si edhe të përgatisë studentët perms një game të gjerë tematikash arsimore cilësore, moderne, të përballueshme dhe fleksibël. Kursantët do të njohin lëndët e para dhe teknikat e përgatitjes së picave, si edhe të specializohen duke u adaptuar me nevojat dhe kërkesat e tregut. Duke përzgjedhur këtë kurs ju do të përfitoni njohuri dhe specializim në kulturën italiane, që ju siguron një karrierë të suksesshme.
Disa prej temave bazë që trajtohen:
- Hyrje në profesionin e Picierit (ku njohin me veçoritë e profesionit, prirjet që ka sot gastronomia botërore, mësojnë përdorimin e veglave / pajisjeve që janë të nevojshme për picerinë, njihen me rregullat e higjienës dhe mbrojtjes së mjedisit të punës).
- Njohuri të përgjithshme mbi përbërësit kryesorë.
- Fermentimi dhe maturimi i brumit.
- Metodat e bërjes së brumit.
- Brumi dhe hapja e diskut.
- Pjekja në furrë me dru ose elektrike.
- Llojet e brumit
(klasike, napoletane, pica në lopatë, pica në tepsi). - Teknikat e përgatitjes sipas recetave.
- Analiza e kostos.
- Standartet higjieno-sanitare (Haccp).
Informacion rreth të tre kurseve
Mësimi zhvillohet në grup deri në 15 persona me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Kurrikula bazohet në temat që janë të nevojshme për përgatitjen dhe trajnimin e studentëve. Orët mësimore janë të ndara në teori ku përfshin 30% të programit dhe praktika 70%. Programi mësimor përshtat temat duke u bazuar mbi nevojat dhe kërkesat e tregut. Praktika zhvillohet në ambientet e akademisë, si edhe në restorante me të cilat shkolla jonë bashkpunon.
Gjithashtu organizohen eskursione mësimore në biznese ose fabrika të ndryshme me qëllim studentët të njihen me industrisë.
Llojet e kuzhinaveqë përdoren gjatë procesit mësimor janë: Moderne, Tradicionale, Mesdhetare, Pastiçeri.
Me njohuritë dhe aftësitë e specializuara që ka përvetësuar gjatë formimit të tij, mund të ndërmarrë me përgjegjësi organizimin dhe funksionimin e një kuzhine profesionale. Duke ditur elementet e gatimit, pastiçerisë si dhe artin e restorantit, mund të punësohet në kuzhina profesionale, mund të mbikëqyri dhe organizojë funksionimin e tij, përgatisi menu dhe receta për grupe të vogla dhe të mëdha njerëzish sipas cilësisë së përcaktuar.
Me njohuritë dhe aftësitë e specializuara të fituara gjatë trajnimit të tij, mund të punojë në biznese hotelerie dhe ushqimore, të çdoforme dhe strukture, private, si edhe në sektorin public që lidhen me lëndën e studimeve.
Procesi mësimor nis në muajin shtator dhe përfundon në muajin qershor. Mësimi kryhet nga dita e hënë deri ditën e premte.